Telegrafi

Mbytet në plazhin e Velipojës një 59-vjeçar, dyshohet se është nga Kosova

Foto: Ilustrim

Një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 dhe dyshohet se është nga Kosova.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59-vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, sot është raportuar se kanë humbur jetën edhe dy pushues në plazhin e Spillesë.

Lexo po ashtu Pushimet përfundojnë në tragjedi, mbyten dy persona në plazhin e Spillesë

Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve, ata nuk arritën të mbijetonin. /Ora News/