Një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 dhe dyshohet se është nga Kosova.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59-vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, sot është raportuar se kanë humbur jetën edhe dy pushues në plazhin e Spillesë.
Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve, ata nuk arritën të mbijetonin. /Ora News/