Vajza tetë vjeçare nga fshati Bardovcë mbrëmë është mbytur në një pishinë të një shtëpie.
Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, me çka vajza tashmë e ndjerë, është bartur në kompleksin klinik ‘Nëna Terezë’ edhepse më herët Ndihma e Shpejtë ka kryer reanimacion, njofton Telegrafi Maqedoni.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për autopsi./Telegrafi/