Site icon Telegrafi

Mbytet në Lumë 20 vjeçari në Shkodër

Të enjten një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Shqipëri, këtë herë në Shkodër. Mësohet se një 20 vjeçar humbi jetën në ujërat e lumit Kir.

Sipas policisë Marjan Marku është gjetur i pajetë në këto ujëra në njësinë administrative Postribë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.

Ai ka qenë duke u larë me shokët e tij kur ka gjetur vdekjen. Trupi i të riut u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër.

Ndërsa më parë një 25 vjeçari i sapo kthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij në Peshkopi. /Telegrafi/

Exit mobile version