Site icon Telegrafi

Mbytet në det 20-vjeçari në Durrës

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës”, thotë policia e Durrësit, teksa efektivët janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version