Një anije peshkimi, me katër peshkatarë në bord, është mbytur në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, pak pas mesnatës së kësaj të diele.
Anija e peshkimit ishte nisur nga Durrësi, ndërkohë që për shkak të detit të trazuar, me dallgë 4 deri në 5 ballë, që vështirësonte lundrimin, anija “Luar” ka futur ujë e më pas është fundosur.
Sipas raportimeve, kapiteni Eduard Muho kishte dhënë sinjalin “SOS” në orën 22:17 të së shtunës dhe në ndihmë të tij ishin afruar 3 anije të tjera peshkimi që gjendeshin pranë. Katër personat që ndodheshin në anijen “Luar” janë shpëtuar 16 minuta pas mesnate.
Në ndihmë të tyre erdhi edhe një anije ushtarake, motovedetë e Rojes Bregdetare të Vlorës, nga ishulli i Sazanit, që i mori të shpëtuarit për t’i transportuar drejt Portit të Durrësit. /TCH /Telegrafi/