Site icon Telegrafi

Mbytet 45-vjeçari në Liqenin e Farkës në Tiranë, dyshimet e para

Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Farkës të martën. Policia tha se shtetasi M. D., 45 vjeç dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version