Site icon Telegrafi

Mbytet 35-vjeçari në liqenin e Tujanit

Sipas policisë, miqtë e Cangës kanë dalë nga uji dhe kur janë afruar tek makina e tyre, kanë vënë re që 35-vjeçari pronar i një lokali në “Misto Mame”, nuk dukej asgjëkundi. Në kushtet kur nuk po gjenin asnjë shenjë jete nga miku i tyre, kanë lajmëruar policinë.

Drejt liqenit të Tujanit, që ndodhet në periferi të Tiranës, janë nisur forca të shumta policie si dhe polumbarët e RENEAS, të cilët kanë filluar kërkimet për trupin e viktimës.

Ndërsa miqtë e Cangës janë shoqëruar drejt komisariatit për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Policia do të bëjë të ditura shkaqet e mbytjes pasi të bëjë dhe autopsinë e kufomës. Dyshohet se Canga dhe miqtë e tij kishin konsumuar alkool dhe sapo 35-vjeçari ka rënë në kontakt me ujin, ka gjetur vdekjen./Telegrafi/
 

Exit mobile version