Telegrafi

Mbytet 27-vjeçari në plazhin e Semanit, pësoi sulm në zemer

Një i ri rreth 27 vjeç ka gjetur vdekjen për shkak të një ataku kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në plazhin e Semanit pasditen e sotme.

Ngjarja raportohen nga pushuesit, të cilët pohojnë se kanë njoftuar ambulancën . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fillim të plazhit Seman.

Pushuesit pohojnë se nuk ka pasur patrullë policore. Për viktimën burimet e informacionit pohojnë se është rreth 27 vjeç dhe quhet Artur Beqiraj nga Qënasi, ai ishte i martuar me fëmijë.