Telegrafi

Mbytën 43 migrantë, dhjetë shpëtohen në Libi

Të paktën 43 migrantë të Afrikës Perëndimore u mbytën në brigjet e Libisë, pasi anija e tyre u përmbys në det.

Dhjetë migrantët e mbijetuar u shpëtuan dhe u transferuan në siguri nga Rojet Bregdetare në Zuara, u konfirmua në një deklaratë të përbashkët të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Komisionerit të Lartë të Kombeve Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për riaktivizimin e operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të shtetit në Mesdhe dhe për ndalimin e kthimit të migrantëve në “portet e pasigurta”.

Libia e shkatërruar nga lufta është një rrugë kryesore për migrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë, raporton aljazeera.

Që nga shkurti i vitit 2017, të paktën 36 mijë njerëz janë kapur nga rojet bregdetare të Libisë dhe janë kthyer në vendin e Afrikës Veriore. /Telegrafi/