Ambasada e Kosovës në shtetin e Holandës ka prezantuar masat e reja që duhet të zbatojnë kosovarët që kanë plan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Sipas Ambasadës, këto masa janë marr për parandalimin e përhapjes së variantit Omicron të COVID-19.
Njerëzit të cilët udhëtojnë për në Holandë nga zona Shengen duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë me COVID-19, pra duhet të paraqesin testin negativ edhe nëse ata janë të vaksinuar apo që e kanë kaluar së fundmi sëmundjen.
Përveç këtyre fëmijët holandez nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në shkollë për së paku deri më 10 janar për shkak se ato do të jenë të mbyllura së bashku me restaurantet, baret, kolegjet, universitetet, kinematë, teatrot dhe koncertet të cilat do të jenë të mbyllura deri më 14 janar.
Kryeministri Mark Rutte, tha mbrëmë se qeveria holandeze ka vendosur që nga nesër të vë masat më të rrepta në nivel vendi – që do të jenë në fuqi deri më 14 janar.
Kurse Siç raporton AP, vizitat tek familjarët mund të kryhen me më së shumti dy persona, e përjashtim bëhet gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur do të lejohen vizitat deri në katër persona. /Telegrafi/