Telegrafi

Mbyllja e Kosovës A mund të lë 850 punëtorë pa punë

SPEK ka vetëm një marrëveshje të nënshkruar me menaxhmentin e KEK-ut, por tash, pas vendimit për shuarjen e këtij termocentrali, as kjo sindikatë nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Madje, nënkryetari i saj, Mustafë Nimani, thotë se me mbylljen, siç është planifikuar të termocentralit Kosova-A, mbi 80 për qind e punëtorëve do të jenë në pension pasi mbërrijnë kohën e paraparë për pensionim të rregullt.

Nga ana tjetër, zyrtarë të qeverisë thonë se edhe pse s’ka asgjë konkrete deri më tash, punëtorët do të sigurohen përmes pakove sociale dhe formave të tjera.

Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, pohon se për t’i konkretizuar gjërat, duhet një takim i nivelit të lartë. Si formë kompensimi, ai përmendi disa pako sociale. /ktv/