Telegrafi

Mbyllja e kanalit të lotit

Shenjat që i vërejmë te këta fëmijë janë: lotim shumë i shprehur, sekret ujor ose i turbullt që del nga syri, krurje e shprehur e syrit.

Në literaturën më të re gjejmë se 96% – 98% të rasteve kanali hapet me masazh (presion të lehtë të këndit të brendshëm të syrit) dhe përdorim të antibiotikëve deri sa fëmija të mbushë 12 muaj.

Në bazë të këtyre të dhënave shihet se është e panevojshme të bëhet sondimi para moshës një vjeçare, siç ndodhë te një numër i madh i rasteve këtu në Kosovë. /Telegrafi/