Site icon Telegrafi

Mbyllja e 17 lokaleve në Prishtinë, Ndërmarrja Publike Banesore do të vazhdojë me procedurat e përzgjedhjes së qiramarrësve të rinj

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka ndërmarrë një aksion ditë më parë duke mbyllur 17 lokale në Prishtinë, si pasojë e mos-pagimit të borxheve të akumuluara nga qiramarrësit.

Ky veprim ka ardhur pas një periudhe të gjatë mos-pagese, ku shuma totale e borxheve të papaguara ka arritur në 450 mijë euro.

Lexo po ashtu Borxhet rreth 1 milion euro, NPB nis aksionin për lirimin e rreth 40 pronave në Prishtinë

Nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) kanë thënë për Telegrafin se, për një periudhë të gjatë, qiramarrësit nuk kishin përmbushur obligimet e tyre financiare ndaj NPB-së, duke krijuar kështu një borxh të konsiderueshëm.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, Ndërmarrja Publike Banesore ka mbyllur gjithsej 17 lokale me shumën e borxhit prej 450,000€, për shkak të mos-pagimit të borxheve nga qiramarrësit. Qiramarrësit kanë pasur një periudhë të mjaftueshme kohore për të shlyer detyrimet, por asnjë prej tyre nuk i ka kryer obligimet ndaj NPB-së. Për këtë arsye, asnjë qiramarrës nuk ka ri-marë lokalin”, thuhet në përgjigjën per Telegrafin.

Gjithashtu, nga kjo ndërmarrje bëjnë te ditur se do të vazhdojmë me procedurat e mëtejshme sipas shpalljes publike, ku do të bëhet përzgjedhja e qiramarrësve të ri sipas rregulloreve te NPB-së.

/Telegrafi/

Exit mobile version