Tamara Rotman nga Argjentina, është kritikuar ashpër, pasi e mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave.
Shfrytëzuesja e Instagramit, që ka mbi tremijë ndjekës, me këtë rast ka dashur të rrisë numrin e atyre që ia përcjellin këtë rrjet social, por jo gjithçka shkoi siç kishte planifikuar, transmeton Telegrafi.
“A do të traumatizoheshit”, ka shkruar ajo sipër videos, ku kërkon nga miqtë virtual të përgjigjen me po ose jo. Por, e tëra që pranoi ishin kritikat e ashpra, që e bënë ta mbyllte llogarinë.
Nuk ka kaluar gjatë dhe ajo e ka rihapur, duke postuar në filmim ku shihet qeni i saj duke vrapuar i lumtur nëpër oborr.
“E dua qenin tim Coco me gjithë shpirt dhe gjëja e fundit, ishte ta lëndoja atë. E mbylla vetëm për disa sekonda, ndërsa makina nuk u ndez asnjëherë”, ka shkruar ajo në postimin e fundit. /Telegrafi/
https://youtu.be/2helZEoccQc