Telegrafi

Mbylli macen në shportën e mbeturinave, vuri sipër disa gjëra për t’ia pamundësuar daljen (Video)

Jean Atkison nga Hull i Anglisë, e ka parë një adoleshente teksa ka mbyllur nja mace në shportën e mbeturinave dhe pastaj ka vënë disa gjëra, për tu siguruar që nuk do të dalë jashtë.

Forcat e rendit po bëjnë përpjekje që ta identifikojnë atë, ngaqë në atë zonë ka pasur shumë kafshë të ngordhura në mënyrë misterioze, transmeton Telegrafi.

“Vura kamerat e sigurisë, sepse të rinjtë në këtë lagje po bëjnë shumë lojëra të papërshtatshme. Më tmerroi momenti ku e pashë edhe këtë veprim”, ka thënë Atkison lidhur me rastin.

Nuk dihet nëse është ajo e vetmja që ka kryer abuzime mbi kafshë, apo është pjesë e ndonjë grupi. /Telegrafi/