Telegrafi

Mbylli 14 mace në shtëpi, derisa ato e hëngrën njëra-tjetrën nga uria (Foto, +18)

Cats eat each other after being abandoned in house, woman convicted of cruelty

Një grua e paemëruar nga Adelaide e Australisë, i ka mbyllur 14 mace, të cilat më pas e kanë shqyer njëra-tjetrën sepse kishin uri të madhe.

Fqinjët që ankoheshin për erë të rëndë që vinte nga shtëpia që e kishin pranë, e kanë kërkuar ndihmën e policisë, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit, pasi kanë hyrë me forcë në pronën e pabanuar, i kanë gjetur mbetjet e kafshëve që kanë nisur të dekompozohen.

Aty është gjetur vetëm një mace e gjallë, por në gjendjet shumë të rëndë.

Mësohet se pronarja e shtëpisë, ka të meta mendore dhe pasi i ka mbyllur qëllimisht, ka harruar dhe nuk ka shkuar për t’i ushqyer apo lënë të lira. /Telegrafi/