Telegrafi

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

Ka rënë tashmë prej disa minutash gongu për përfundimin e procesit në të cilin shqiptarët kanë dhënë notën e tyre për partitë politike.

Votimi është mbyllur një orë me “vonesë” pas vendimit të KQZ-së për të shtyrë deri në orën 20:00 kohën për të votuar.

Qendra e votimit janë mbyllur dhe tashmë pritet që kutitë e votimit të dorëzohen në KZAZ-të, ku do të nisë dhe numërimi.

43.8 për qind është pjesëmarrja në këto zgjedhje parlamentare sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.