Kullat e mbetura LTE të operatorit celular Sprint kanë filluar mbylljen e tyre zyrtare, këtë e konfirmoi një zëdhënës i T-Mobile për GSM Arena.
Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur T-Mobile e bleu Sprint-in, duke përfshirë rrjetin, dyqanet, asetet, spektrin, kullat dhe klientët e saj.
T-Mobile e ka çaktivizuar spektrin e wireless të Sprint nga rrjetet e tij 3G dhe LTE, në mënyrë që të përshpejtojnë shtimin e gjerësisë së brezit dhe përshpejtimin e mbulimit të rrjetit të tyre 5G.
Me 66.7 milionë abonentë para bashkimit me Sprting, tani T-Mobile ka mbi 109 milionë abonentë që nga tre mujori i parë i vitit 2022 dhe është operatori i dytë në i madh në SHBA.
Ndërsa duke u bazuar në të dhënat e tre mujorit të parë, del se Verizon është operatori i parë më i madh në SHBA, operator i cili e lëshoi shërbimin 5G në këtë vend.
T-Mobile u përball me shumë pengesa dhe shtyerje nga rregullatorët dhe kritikët që kundërshtuan bashkimin mes dy kompanive për shkak të vendimeve antikonkurruese, vendime që potencialisht dëmtonin konsumatorët dhe kërcënonin vendet e punës dhe bizneset e ndryshme. /Telegrafi/