Site icon Telegrafi

Mbyllet ura që kushtoi 63 milionë dollarë – jo për shkak të sigurisë! (Foto)

Kur u përurua, ura prej xhami, vlera e së cilës sillej 63 milionë dollarë, nuk ishte menduar se do të duhej të mbyllej kaq shpejt.

Bëhet fjalë për urën që ndodhët në Kinën Jugore, me një lartësi rreth 300 metra dhe gjatësi prej rreth 430 metrash, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Janë bërë shumë fotografi, por këto 10 kanë lënë gjurmë në histori (Foto)

Dhe kur flitet për mbylljen e saj, gjithkujt do ti shkonte ndërmend se një mbyllje e tillë po bëhet për shkak të ndonjë incidenti.

Por jo, bëhet fjalë për një mbyllje të përkohshme, si rezultat i fluksit të madh të njerëzve që po e frekuentojnë atë.

Andaj, ata që menaxhojnë me të kanë thënë se shkaku i fluksit të madh, aty ka nevojë për një riorganizim – që të evitohen incidentet.

Gjithsesi, ata nuk kanë dhënë detaje nëse do të ketë kufizim të vizitorëve, apo edhe datën se kur mund të vihet në dispozicion ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version