Telegrafi

Mbyllet Ura e vjetër e Bunës

Ura u mbyll përfundimisht për kalimin e automjeteve, të cilat nga sot mund të kalojnë lumin Buna vetëm përmes Urës së Re. Kjo masë është marrë për arsye të sigurisë së udhëtarëve, pasi shpesh herë mbi urën e vjetër kalojnë kamione me peshë mbi 10 ton.

“Ne morëm masa për bllokimin e kësaj ure, për arsye se ka pasur një tonazh të përcaktuar deri në 10 ton, por shpeshherë kanë kaluar në mënyrë abuzive edhe kamiona me peshën mbi 10 ton, të cilët rrezikojnë qëndrueshmërinë e urës. Kështu që u detyruam sot ta bllokojmë këtë urë dhe qarkullimi. Bashkia do punojë për ta kthyer urën në identit, pasi mund të themi që ajo është monument kulture, pasi është ndër më të vjetrat në Shkodër”, i tha Neës 24 kryeinxhinieri Viktor Ndoka.

Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar në vitin 1889. Kryetari i Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi, mori iniciativën për projektimin e kësaj ure përmes inxhinierit Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdor këmbë çimentoje të lidhura me tela hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj. Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë e cila është hapur në formën manuale të saj. Ndërsa tani pritet nisja e zbatimit të projekteve për kthimin e saj në identitet pasi vlerat e saj kulturore dhe historike janë të mëdha./Telegrafi/