Duke nisur nga data 5 nëntor tuneli i Llograsë do të mbyllet për qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se tuneli do të jetë i mbyllur me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të tij projekti.
Tuneli i Llogarasë u hap para sezonit të verës dhe lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.
Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik të këtij viti.Tuneli me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta
Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.
Parashikohet që hapja e plotë e tunelit do të bëhet verën e vitit tjetër. /Telegrafi/