Vetëm dy muaj pasi u hap si kapacitet ndihmës për klinikën e sëmundjeve infektive, spitali modular në Shkup ka pushuar së funksionuari sepse nuk ka më fatmirësisht pacientë për tu trajtuar në të.
Spitali funksionoi që nga tetori I vitit të kaluar dhe shumë shpejt 75 shtretërit e tij u mbushën . Tashmë shifrat Covid janë ulur ndjeshëm dhe nuk ka më fluks të shtuar pacientësh e kjo bën që spitali modular të mos jetë për momentin I nevojshëm.
Në 24 orët e fundit, në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 52 pacientë .
Gjithsej në repartet kovid po trajtohen 345 pacientë dhe mëngjesin e së mërkurës kishte 100 krevate të lira për pacientë të rinj eventualë.
Në spitalet e tjera gjithashtu është zvogëluar fluksi i të shtruarve. 80 pacientë trajtohen në Kumanovë, 69 në Prilep, 60 në Ohër, 55 në shtip, 30 në Manastir, 20 pacientë në repartin infektiv në Tetovë.
Në mes të janariit pritet të fillojë të funksionojë edhe spitali modular në Strugë që ka një kapacitet prej 35 shtretërish. Mjekët thonë se situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm në katër javët e fundit për shkak të respektimit të shtuar të masave nga qytetarët.