Telegrafi

Mbyllet sezoni për Paquetan, tri ndeshje dënim për brazilianin

Lucas Paqueta . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Lucas Paqueta e ka mbyllur para kohe pasi kartoni i kuq që mori në ndeshjen me Bolognan në San Siro, i ka kushtuar me tri ndeshje dënim.

Pas këtij vendimi ai nuk do të paraqitet në këto tri ndeshje të mbetura.

Paqueta është dënuar me një ndeshje për kartonin e verdhë që mori pasi plotësoi numrin e pesë të tillëve dhe me dy ndeshje të tjera për faktin se preku me duar gjyqtarin kur ishte duke protestuar që i tregoi kartonin e kuq.

Kur Paqueta mori karton të kuq . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ai do t’i mungojë Milanit në ndeshje me Fiorentinan, Frosinonen dhe Spalin.

Milani po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe lojtarët i duhen në këto momentet më shumë se kurrë. /Telegrafi/