Telegrafi

Mbyllet sezoni për Marko Pjacan

Ashtu siç ishte parashikuar, Marko Pjaca ka pësuar dëmtim të rëndë.

Anësori i Juventusit në ndeshjen Estoni –kroaci u largua nga loja ën minutën e 64-të.

Pas analizave mësohet se lojtari ka këputur ligamente.

“Futbollisti i Kroacisë dhe i skuadrës së Juventusit. Marko Pjaca, do të mungojë një kohë të gjatë pas dëmtimit që mori në ndeshej me Estoninë”.

“Është konfirmuar lëndimi i tij në gju. Në fakt ai ka një këputje të ligamenteve dhe do të mungojë disa muaj”.

“Stafi i Kombëtares kroate dhe ai i Juventusit do të jenë në kontakte të vazhdueshme dhe do të marrin vendime për trajnimin e lëndimit të lojtarit”, shkruhet në komunikatën e kombëtares kroate. /Telegrafi/