Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventusi vazhdon të marr lajme të këqija.
Është mbyllur para kohe sezoni për mesfushorin gjerman Sami Khedira i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë.
Siç bën të ditur vetë klubi bardhezi, Khedira ka disa probleme në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Një tjetër ndalesë për mesfushorin, i cili pushoi një muaj shkaku i një operimi të lehtë në zemër.
Ky pritet të jetë viti i fundit i Khediras te Juventusi.
Klubi bardhezi pritet të bëjë ndryshime si në mesfushë. /Telegrafi/