Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar sot me përplasje të forta mes opozitës dhe maxhorancës.
Kanë qenë deputetët e opozitës ata të cilët kanë tentuar në hyrje të seancës që të bllokojnë punimet e parlamentit, duke rrethuar me karrige foltoren e Kuvendit.
Pas përplasjeve verbale mes deputetëve të PD dhe PS, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi për votim të gjitha nismat e parashikuara për këtë seancë.
Mes tymit në sallë deputetët socialist votan projektligjet vetëm pas 20 minutash të nisjesh së seancës pleanare.
Tymueset në sallë u ndezën nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Tymi shkaktoi vështirësi në frymëmarjje për shumë nga ligjvënësit.
U desh ndërhyrja e Gardës për të larguar tymueset nga salla.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi gjatë fjalës së shkurtër në Kuvend se do veprimet e deputetëve të oipozitës që hedhin tymuese janë në shkelje të ligjit. /Telegrafi/