Site icon Telegrafi

Mbyllet restoranti në Podujevë nën dyshimet për helmim të katër personave

Mbrëmë në orët e vona të natës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar kërkesën nga organet e policisë dhe prokurorisë për të asistuar në inspektim- kontroll te një operator ekonomik, lokal i gastronomisë me lokacion në komunën Podujevës pas dyshimeve për helmim të katër personave.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaqi ka thënë se gjatë kontrollit nuk janë hasur produkte pa afat, por restoranti mbyllet përkohësisht deri në marrjen e rezultateve të mostrave që janë dërguar për testim në laborator.

“Kemi qenë të detyruar që mbrëmë në orët e mesnatën të nxjerrim inspektor në terren me urdhër të policisë dhe prokurorisë, kemi inspektuar një restorant në qytetin e Podujevës dhe aty inspektori pas marrjes informatave lidhur me dyshimet për helmim sipas procedurës së përgjithshme të kontrollit në raste të dyshimta, ka vendosur ta bëjë mbylljen e përkohshëm të restorantit deri në nxjerrje të rezultatit të laboratorit apo analizave laboratorike për mostrat që janë marrë për testim deri më tani kjo është në fazën e dyshimit, sepse në këtë fazë si autoritet kemi për detyrë që të bëjmë mbyllje të përkohshme deri në nxjerrje të rezultateve me kusht qe konsumatorët t’i mbajmë të sigurt që të mos kemi të tjera që mund ta konsumojnë dhe të infektohen”, ka thënë ai.

Sa i përket personave të helmuar Thaqi tha se janë 4 persona të dyshuar për helmim.

“Informatat zyrtare kemi katër persona të dyshuar në helmim dhe mbi bazën e kësaj kemi kryer kontrollin trupat inspektues kanë vendosur që mbi bazën e dyshimit ne të veprojnë me mbyllje të përkohshme. Kemi mostrat e marra për testim në laborator dhe pastaj laboratori është ai që vendos se si ka ardhur deri te ky dyshim në helmim”, tha ai për KP./Telegrafi/

Exit mobile version