Komuna e Fushë Kosovës ka rregulluar problemin që kishte qenë me pusetës përgjatë rrugës “Nënë Tereza”.
Intervenimi ka ndodhur pasi qytetarët janë ankuar në platformën ndreqe.com.
“Komuna e Fushë-Kosovës – Faqja Zyrtare, i është përgjigjur pozitivisht raportimit të qytetarëve për rregullimin e pusetës përgjatë rrugës “Nënë Tereza”. Në ankesat e tyre, qytetarët shkruanin se e njëjta ishte sanuar edhe një herë tjetër para 8 muajsh, mirëpo ishte dëmtuar sërish. Megjithatë ajo tashmë është rregulluar”, thuhet në njoftim.
Qytetarët po vazhdojnë të paraqesin problemet e tyre në platformën ndreqe.com, ku më pas po intervenohet nga organet përgjegjëse./Telegrafi/