Site icon Telegrafi

Mbyllet protesta, mesazhi i Bashës: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka!

Në mbyllje të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgoi një mesazh edhe për aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka.

“Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë.

Lexo po ashtu Basha tregon pesë propozimet e opozitës

Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antievropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës. Sot japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur.

Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Evropa dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Exit mobile version