Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Chelseat dhe Manchester United, në derbin që po luhet në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premeir.
Djajtë e Kuq e filluan më mirë ndeshje, duke rrezikuar disa herë portën e Bluve, por Kepa Arrizabalaga ishte i pamposhtur.
Rastin e parë serioz për skuadrën e Erik ten Hag e krijoi Marcus Rashford në minutën e 28-të, por portieri spanjoll intervenoi bukur.
Kepa makes a couple of important stops! 👏 pic.twitter.com/h10juWawEC
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 22, 2022
Sulmuesi anglez (34’) e pati një tjetër rast të mirë shënimi, mirëpo Arrizabalaga e dërgoi topin në rivënie nga këndi.
Më pas, Graham Potter intervenoi me zëvendësim, duke larguar nga loja Marc Cucurellan, dhe duke inkuadruar Mateo Kovacicin.
Driving us forward ⏩
©️ @B_Fernandes8 #MUFC || #CHEMUN pic.twitter.com/B5lgqW31Uo
— Manchester United (@ManUtd) October 22, 2022
Loja e Chelseat filloi të ngjallej me kroatin, duke krijuar më shumë shanse, por pa ia dalë të gjejnë kuadratin e portës.
Në 45 minutat e dytë pritet që të ketë së paku një gol nga dy skuadrat, pasi ritmi i lojës është i shpejtë dhe dy skuadrat po luajnë lojë të hapur. /Telegrafi/