Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë me tre gola të shënuara në takimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit të Ligës së Kombeve në Shkup.

Pjesa e parë ka sjell tri gola, të cilat dy prej tyre i takuan maqedonasve që arritën të shënonin dy herë në portën e Aro Muricit.

Kosova e filloi mjaftë mirë takimin, duke fituar tri goditje nga këndi të njëpasnjëshme, mirëpo nuk arritëm t’i konkretizonim rastet.

Ishte minuta e 16-të kur Bejtullahi gjuajti në drejtim të portës tonë, mirëpo goditja u devijua nga Benjamin Kololli.

Por, lojtarët tanë arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Florent Hadërgjonajt në minutën e 29-të që shënoi një super gol.

Foto: UEFA.Com

Tanët nuk arritën që të mbanin edhe për shumë gjatë rezultatin e baraspeshuar, shkaku që Darko Velkovski (33’), pranoi një asistim nga Enis Bardhi, duke shënuar në portën e Muric.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më intensive, pasi natyrisht që Kosova do të kërkojë përmbysjen e rezultatit. /Telegrafi/

https://streamable.com/7uoqzy

https://streamable.com/ygdet6

https://streamable.com/zw25r0