Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë, Spanjë 2-0 Kosovë: Olmo e Torres dënojnë ‘Dardanët’

Pjesa e parë mes Spanjës dhe Kosovës është mbyllur me rezultat 2-0 në të mirë të spanjollëve.

Ashtu siç ishte pritur, vendasit filluan trusnin që në fillimin e ndeshjes, duke renditur disa raste.

Fillimisht ishte Ferran Torres që rrezikoi në minutën e 6-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Pas tij në minutën e 22-të, Alvaro Morata provoi, por Samir Ujkani ishte në vend.

Kosova tentoi me Milot Rashicën të bëjë diçka më shumë por nuk ia arriti.

Goli erdhi në minutën e 34-të, kur Dani Olmo me një gjuajtje të bukur la fjetur mbrojtjen dhe portierin tonë.

Vetëm pas dy minutash Spanja shënoi për 2-0, kur Torres nga një pozitë jo e lehtë gjeti rrjetën e Ujkanit.

Krejt në fund ishte edhe një rast i Alvaro Morata, por Ujkani bëri një pritje të bukur.

Shpresojnë në një pjesë të dytë më të mirë. /Telegrafi/