Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Guniesë, që po zhvillohet në kuadër të miqësoreve para Euro 2020.
Ndeshja filloi me kujdes të shtuar nga të dyja skuadrat, duke mos rrezikuar për ndonjë gabim.
Në minutat e parë, filloj të vërehej një lojë më ashpër nga lojtarët e Guinesë, të cilët vazhdonin të bënin ndërhyrje të njëpasnjëshme.
Rasti më i rrezikshëm në ndeshje për Kosovën erdhi kur Arbër Hoxha që gjuajti në portë por portieri intervenoi.
Një rast më i mirë ishte për Guinenë, me lojtarin e tyre që dështoi të shënonte brenda zonës, me topin që kaloi mbi portë.
Për lojën e ashpër që tregonin guinezët, gjyqtari në minutën e 37-të e ndëshkoi me kartonë të verdhë Ibrahima Conten.
Pikërisht lojtari i ndëshkuar me karton të verdhë më pas rrezikoi portën e Kosovës, por Visar Bekaj bëri pritje fantastike në minutën e 45+1-të.
Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë gola, duke parë që po luhet një lojë e hapur, por edhe e ashpër. /Telegrafi/