Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë në derbin mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt

Foto: Premier League/Twitter

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në derbin mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt që zhvillohet në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

The Reds e kishin iniciativën në filli, duke krijuar disa raste me anë të James Milner e Jordan Henderson, por që nuk ishte aty askush që t’i konkretizonte.

Më pas, Citizens rrezikuan me anë të Jack Grealish, por që arriti të fitonte vetëm një goditje nga këndi në minutën e 15-të.

Ishte minuta e 21-të, kur Phil Foden lëshoi një mundësi të artë, pasi Alisson Becker arriti të ndalte goditjen e tij brenda zonës.

City vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, derisa talenti Foden (33’), kërkoi penallti për rrëzim nga Milner, edhe pse ishte jashtë zone, por që gjyqtari heshti.

Anësori sërish ishte në skenë, duke harkuar për Kevin de Bruynen, por ky i fundit dështoi të shënonte me kokë, me topin që përfundoi mbi portë.

Mysafirët vazhduan me presion të lartë në minutat e mbetur, por pa ndonjë rrezik për portën e Alissonit. /Telegrafi/