Kosova edhe pse ishte në epërsi ndaj Bullgarisë, pësoi gol në fund të pjesës së parë.
Ndeshja nisi shumë mirë për djelmoshat tanë që në minuta e para të ndeshjes arritën të krijonin disa raste.
Pas rasteve erdhi edhe goli që u shënua nga Milor Rashica në minutën e 14-të. Aksion i bukur i Kosovës.
Pas golit djelmoshat tanë nuk u zmbrapsën.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1138160926601961472
Ata krijuan disa raste me Bersat Celinën dhe Vedat Muriqin, por fati nuk ishte me ta.
Kur pritej të mbyllej pjesa e parë pas një gabimi të lojtarëve tanë, më së miri u gjend Ivelin Popov që barazoi rezultatin në minutën e 43-të.
Celina tentoi ta kthejë epërsinë, por goditja e tij shkoi pran portës.
Mbajtja e topit ishte e barabartë, ndërsa me goditje drejt portës Kosova ishte më e mirë 8:5.
Ndeshje e mirë e Kosovës në pjesën e parë./Telegrafi/
Statistikat e pjesës së parë
Bullgaria Statistika Kosova
1 Gola 1
4 Tentime të përgjithshme 8
2 Brenda kuadratit të portës 2
2 Jashtë kuadratit të portës 5
0 Bllokada 1
4 Goditje nga këndi 1
2 Pozita jashtë loje 1
51% Posedimi i topit 49%