Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, me tanët që po fitojnë 2-1 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupi 4.
Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin “Air Albania” u shënua goli i parë.
Ledian Memushaj bëri një kalim të bukur dhe më pas asistoi te Sokol Cikalleshi që kishte një përfundim të mirë me kokë.
Pas gjashtë minutash, tanët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ardian Ismajlit (22’).
Por, derisa Kazakët po bëheshin gati të rifillonin për herë të dytë ndeshjen, ata shënuan nga mesi i fushës, me Etrit Berishën që ishte jashtë porte, për rezultatin 2-1.
Shqipëria më pas kishte shansin që të shënonte edhe golin e tretë pas një rrëmuje në mbrojtjen mysafire, mirëpo lojtarët tanë nuk arritën të fusnin topin në rrjetë.
Kështu si qëndrojnë gjërat, Shqipëria është në vendin e dytë me tetë pikë, në kuadër të Grupit 4, dy më pak se Bjellorusia që po fiton po ashtu 1-0 ndaj Lituanisë. /Telegrafi/