Ka përfundua pjesa e parë në mes të Romës dhe Milanit, ndërsa derbi që po luhet në në javën e 32-të në Serie A nuk prodhoi gol në këta minuta.
Ndeshjen më mirë e nisën Giallorossët, që kishin iniciativën, mirëpo u mungoi efikasiteti.
Por, pas 15 minutash lojë, Marash Kumbulla pësoi lëndim dhe Jose Mourinho u detyrua ta zëvendësonte lojtarin shqiptar me Edoardo Bove.
Al 15' Kumbulla è costretto a lasciare il campo, al suo posto entra Bove #RomaMilan 0-0
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 29, 2023
Rastin e parë serioz e pati Lorenzo Pellegrini në minutën e 34-të, por goditja e tij u bllokua një bashkëlojtar i tij.
Milani më pas filloi të këndellje, ndërsa portat vazhduan të mbeteshin të paprekura pa ndonjë pritje të madhe nga të dy portierët.
Në 45 minutat e dytë pritet të ketë së paku një gol, duke ditur se dy skuadrat luftojnë për një vend në top katërshe. /Telegrafi/