Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë mes Chelseat dhe Manchester United në Stamford Bridge

Ka përfunduar pjesa e parë mes Chelseat dhe Manchester United në takimin që po luhet në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

The Blues e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Mason Mount që në minutën e tretë, mirëpo goditja e tij u bllokua.

Më pas, Callum Hudson-odoi bëri një pasim në zonën e Unitedit, por sërish mbrojta mysafire ishte e vëmendshme.

Djajtë e Kuq rrezikuan me anë të Marcus Rashfordit në minutën e 14-të, por Eduard Mendy bëri një pritje brilante.

Dy minuta më vonë ishte një moment i diskutueshëm, aty ku VAR-i ftoi gjyqtarin që të shikonte monitor nëse ishte penallti për Unitedin.

Por, ai vendosi se Hudson-Odoi nuk luajti me dorë qëllimshëm dhe loja vazhdojë.

Të dy skuadrat po luajnë lojë të hapur dhe në 45 minutat e dytë pritet që të shënohet së paku një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version