Është mbyllur pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Real Madridin, me avantazhin e mbretërve prej 1-0.
Mbretërit arritën që të shënonin që në start të ndeshjes, kur kishin rastin e parë të mirë.
Rodrygo u gjend bukur në zonë dhe pas dy goditjeve arriti të gjejë rrjetën për 1-0.
Rodrygo's goal!#MCIRMA #ChampionLeague
https://t.co/Z2ygT1rmbu— Temmy (@realtemmy_) April 17, 2024
Qytetarët u kundërpërgjigj me një rast te Erling Haaland, por gjuajtja e tij me kokë gjeti shtyllën.
Në minutën e 19-të, ishte radha e Bernardo Silvas, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Kevin de Bryne në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga Andriy Lunin.
HALF-TIME | Behind at the break ⏸️
🩵 0-1 ⚫️ #ManCity | #UCL pic.twitter.com/9cr4TWLw8w
— Manchester City (@ManCity) April 17, 2024
Një pjesë e parë shumë e bukur, por me dominim të fuqishëm të Man Cityt, pasi natyrisht, janë në ndjekje të rezultatit. /Telegrafi/