Kosova e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Spanjës në disavantazh prej 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Djelmoshat tanë e nisë shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Elbsan Rashanin.
Goditja e këtij të fundit shkoi pak centimetra jashtë portës.
Spanja u lëshua në lojë, kur rrezikoi me Alvaro Moratan dhe Ferran Torres, por nuk erdhën tek goli.
Zhvillohej minuta e 32-të, kur Spanja shënon në rastin e parë serioz. Pablo Fornals gjen rrjetën për 1-0, pas një pasimi të Moratas.
Spanja kishte rast me Moratan edhe një herë, por jashtë.
Kosova e mbylli në sulm me një goditje të mirë të Rashicës, por Unai Simon ishte në vend. /Telegrafi/
Fornals’ goal! 😍 https://t.co/HNDsJAmVVN
— Louie (@louiefootbalI) September 8, 2021