Greqia ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi 1-0 ndaj Kosovës në Grupin B të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besar Halimit në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, por që harkimi nuk ishte i saktë.
Valon Berisha më pas ishte ai që harkoi nga këndi për lojtarët e Kosovës, mirëpo as ky nuk ishte i saktë.
Fidan Aliti e Milot Rashica kishin disa gjuajtje të fuqishme pas 17 minutash lojë, por ato u bllokuan.
Greqia tentonte të dilte përpara në disa raste, mirëpo faza defanzive ishte e koordinuar në mënyrë perfektë dhe nuk linte hapësira mbrapa.
Lirim Katstari po ashtu pati disa kalime të bukura, mirëpo në pasimin e fundit, kishte duele të humbura, ose të pasakta.
Në përfundim të pjesës së parë, Greqia kaloi në epërsi me golin e Anastasios Douvikas, që u shënua në minutën e 45+2. /Telegrafi/