Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë, Feronikeli 0-1 Slovan Bratislava

Feronikeli ka zhvilluar një pjesë të parë të mirë, po që është dënuar nga një ndërprerje.

Djelmoshat e Zekirja Ramdanit, zhvilluan një ndeshje të njëjtë sikurse në Sllovaki, mtë kujdesshme, duke tentuar të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarit.

Yll Hoxah rrezikoi i pari, por që goditja e tij e fuqishme u prit nga portieri.

Goli erdhi në minutën e 19-të kur De Marco i gjend mirë në zonë dhe me kokë tundi portën.

Rastin më të mirë për Feronikelin e kishte Kastriot Rexha, por që gjuajtja e tij nuk e gjeti rrjetën.

Feronikeli duhet të punojë shumë në pjesën e dytë që të gjej një rezultat më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version