Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë, Eintracht Frankfurt – Chelsea

Eitracht Frankfurti dhe Chelseat e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Befasia e këndshme e futbollit gjerman po del të jetë arrë e fortë edhe për Chelsean.

Sulmuesi Luka Jovic shënoi në minutën e 23-të të takimit pas asistimit të Filip Kostic për t’i dhënë epërsinë Fanfkurtit.

Chelsea reagoi në minutën e  26-të me Pedron, por pa sukses.

Në minutën e 43-të tentoi edhe Ruben Loftus-Cheek, por as ky nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Dyshja Ruben Loftus-Cheek dhe Pedro ishin fatal në minutat e fundit të pjesës së parë, kur spanjolli shënoi për 1-1.

Një ndeshje atraktive në pjesën e parë. /Telegrafi/