Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës

Foto: UEFA.com

Ka përfunduar pa gola finalja e Ligës së Kombeve që po zhvillohet në mes të Spanjës dhe Francës.

Finalja e garës më të re të UEFA-s po zhvillohet në stadiumin ‘San Siro’, derisa kishte disa aksione të bukura nga të dyja palët.

Gjelat e filluan takimin më mirë, duke dominuar, me Karim Benzeman që në minutën e gjashtë tentoi të gjente ndonjë bashkëlojtar në zonë, por harkimi i tij u bllokua.

Foto: UEFA.com

Rasti më kontrovers në këtë takim ishte kur Jules Kounde (31’), luajti me dorë, por VAR-i bëri me shenjë se nuk ishte e qëllimshme dhe Spanja nuk mori penallti.

Më pas, Franca lëshoi edhe një mundësi të mirë përmes Benzemas që nuk arriti të kthehej me kohë, për të pasuar te bashkëlojtarët, duke e humbur topin.

Foto: UEFA.com

Spanja tentonte më shumë nga kundërsulmet, por mbrojtja e francezëve ishte tejet stabile dhe nuk lëshoi hapësira.

Franca më pas mbeti pa Raphael Varanen në fushë, shkaku që pësoi lëndim dhe lëshoi vendin për Dayot Upamecanon në minutën e 43-të.

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku një gol, duke e parë ritmin e shpejt të lojës që po zhvillohet. /Telegrafi/