Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë e derbit të Londrës me dy gola

Ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit po del të jetë interesante dhe me gola.

Mysafirët shënuan që në start, por goli i Heung Min Son u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 26-të, ndeshja u zhbllokua zyrtarisht, kur Cristian Romero shënoi në portën e tij për 1-0 në të mirë të Arsenalit.

Tottenhami shtoi sulmet drejt portës së Arsenalit dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 42-të me golin e Son për 1-1.

https://twitter.com/RasmussHojlund/status/1705941848479400334

Një ndeshje e fortë dhe me sulme nga të dyja anët, ku jep shpresë që edhe pjesa e dytë të jetë e tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version