Site icon Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë e derbit mes Man United dhe Arsenalit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po zhvillohet në mes të Manchester United dhe Arsenalit në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen mjaft furishëm, duke bërë presion – por The Gunners u këndellen shumë shpejtë.

Qysh në minutën e 12-të, Arsenali ia doli të tunde rrjetën e David de Geas nëpërmjet Gabriel Martinellit, por ajo u anulua nga VAR-i për faull.

https://twitter.com/footballreq/status/1566452254470717441

Martinelli e pati një rast të mirë edhe në minutën e 32-të, por që goditjen e tij me kokë e stopoi portieri spanjoll.

Pas këtyre dy shanseve, ishte radha për Unitedin, që e theu mbrojtjen e Arsenalit, që realizoi nëpërmjet transferimit të tyre të fundit prej 100 milionë euro, Antonys.

Lexo po ashtu Antony debuton me një super gol te Man United, në derbin me Arsenalin

Sulmuesi brazilian pranoi një asistim nga Marcus Rashford, duke ia dalë të mposht me fines portierin e skuadrës londineze.

45 minutat e dytë duket se do të jenë edhe më të zjarrtë, pasi United do të tentojë të ruajë epërsinë, ndërsa Arsenali t’i kthejë gjërat në favor të vetin. /Telegrafi/

Exit mobile version