Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Chelseat.
Derbi filloi mjaftë furishëm në ‘Etihad Stadium’, me dy skuadrat që lëshuan mundësi të arta për gol.
Fillimisht, Citizens rrezikuan me anë të John Stones (14’) që gjuajti me kokë, mirëpo goditjen e tij e ndali Kepa Arrizabalaga.
18. Jack Attack! 💥
🔵 0-0 🦁 #ManCity pic.twitter.com/KXj2iBq3hW
— Manchester City (@ManCity) January 15, 2022
Në minutën e 24-të, një mundësi të artë e lëshoi edhe Kevin de Bruyne, derisa portieri spanjoll ishte sërish i vëmendshëm.
Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Chelsea, pasi Romelu Lukaku pasoi me vonesë te Hakim Ziyech që nuk arriti ta zinte topin dhe ishte në pozitë jashtë loje.
Top save from Kepa to deny Grealish! 👏
🏙 0-0 💙 [40’] #MciChe
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 15, 2022
Në minutën e 40-të, Kepa sërish shpëtoi skuadrën londineze, duke bërë një pritje bravoroze në gjuajtjen e Jack Grealish.
Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë gola, duke parë ritmin e lartë të lojës që po zhvillohet. /Telegrafi/