Ka përfunduar pjesa e parë në derbin që po luhet në mes të Atletico Madridit dhe Barcelonës në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Dy skuadrat kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultatin 1-0, që flet në favor të skuadrës mysafire.
Ishte minuta e 22-të e takimit, kur Ousmane Dembele pranoi një asistim nga Gavi, për të realizuar për 1-0.
https://twitter.com/CopaMundo10/status/1612183886561263617
Dy minuta më vonë, katalunasit patën një tjetër mundësi, por Gavi nuk ia doli të shënonte në portën e Atleticos.
Atletico Madridi u kundërpërgjigj më pas me anë të Marcos Llorenten në minutën e 32-të, por goditja e tij u bllokua.
⏱ 33' | Atleti 0⃣-1️⃣ Barça
⚠️ ¡A punto de llegar el empate! ¡El remate de Josema tras el centro de Molina se marchó rozando el palo!
• #AúpaAtleti • #AtletiBarça •
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 8, 2023
Jose Maria Gimenez dhe Nahuel Molina më pas kishin mundësi të arta shënimi, mirëpo as këta nuk ia dolën ta shënjëstronin saktë portën.
Në minutën e 43-të, Antoine Griezmann nuk ia arriti të mposhte Ter Stegenin nga afërsia, pasi gjermani bëri një pritje brilante. /Telegrafi/