Telegrafi

Mbyllet pjesa e parë Ajax – Tottenham: Holandezët me dy gola i buzëqeshin finales

Ajax . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Ajaxi ka arritur të marr rezultat të jashtëzakonshëm në pjesën e parë ndaj Tottenhamit (2-0).

Aktualisht rezultati i përgjithshëm është 3-0.

Zhvillohej minutat e pestë e ndeshjes, kur një harkim i Lasse Schone shkoi në kokën e Matthias De Ligt që shënoi për 1-0.

De Ligt . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Gol i bukur i kapitenit që po shënon shpesh në kohën e fundit.

Pas golit të parë të shënuar nga De Ligt në fillim të ndeshjes, në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë.

Hakim Ziyech . (Photo by Dan Mullan/Getty Images )

Hakim Ziyech mori një pasim të bukur nga Tadic dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

https://twitter.com/ESMSPORTS3/status/1126210040002748416

Ajaxi po zhvillon lojë të mençur dhe vetëm ndonjë befasi shumë e madhe mund ta largojë nga finalja. /Telegrafi/